Avramapolous: Mbas 3 muejsh kosovarët lëvizin pa viza

Dimitris-Avramopoulos

Komisionari Dimitris Avramapolous në pyetjet dhe përgjigjet me gazetarë u pyet se kur mundet që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza.

Ai tha se kjo mvaret nga Parlamenti dhe Këshilli i Europës mirëpo nuk besohet të shkoj ma shumë se 3 muej.

Madje ai tha se nesër ka me ardhë në Kosovë.
“Nesër mund të shkoj në Kosovë që të ndaj këtë moment me qytetarët atje. Megjithatë tash asht në pergjegjësi të Parlamentit dhe Këshillit Europian që të vendosin me shumicë të kualifikuem.

Por asht nji procedur që mund të zgjasë 2 muej e gjysë deri në 3. Por duhet të themi se kriteret e përcaktueme duhet të bahen para adaptimit të këtij rekomandimi”, ka thanë Avramapolous.