Avramopolous: Kosova, në kilometrin e fundit drejt Europës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takue në Strasburg, Komisionerin për Migracion dhe Punë të Mbrendshme të BE’s, Dimitris Avramopolous, me të cilin ka diskutue për çashtjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në takim me Avramopolous, i cili asht njani prej mbështetësve kryesorë të Kosovës në BE për heqjen e vizave, Hoxhaj e ka njoftue me zhvillimet e mbrendshme dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për t’i përmbushë obligimet e saj, thuhet në njoftim të MPJ’s.

Njiherit, ministri Hoxhaj ka kërkue edhe vendim pozitiv në javët që vijnë, sapo të përmbushen këto kritere.

“Në takimin që kisha me Komisionerin Avramopolous dhe me shumë deputetë të tjerë të Parlamentit Europian, kemi marrë nji zotim të madhë dhe të plotë se qytetarët e Kosovës kanë me udhëtue pa viza drejt Europës në momentin kur i plotësojmë kriteret e fundit që kanë mbetë pa u plotësue” ka thanë Hoxhaj.

Nga ana e tij, Avramopolous ka deklarue se beson që kilometri i fundit drejt Evropës pa viza nuk ka me zgjatë edhe shumë.

“Jam shumë i lumtun që e takoj sërish nji mik të vjetër dhe të mirë, Enver Hoxhaj, ministrin e punëve të Jashtme të Kosovës. Na zhvilluem nji diskutim shumë të mirë, si gjithnji. Edhe njiherë ritheksuem vullnetin tonë për të lëvizë përpara. E dini që në këto muejt e fundit, së bashku, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni kanë punue për t’i tejkalue pengesat e fundit që nuk janë arritë ende në mënyrë që të arrijmë atë moment, ku qytetarët e Kosovës t’i gëzojnë të drejtat dhe t’i gjejnë dyert e hapuna për të lëvizë pa viza në Europë. Ashtu siç e kam theksue gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë, na jemi në kilometrin e fundit. Ju siguroj që ky kilometër nuk ka me zgjatë edhe ma”, ka thanë Avramopolous mbas takimit me Hoxhajn.