Avramopoulos për Kosovën: Unë due me ndihmue, por edhe me m’ndihmue. Shpejt kam me vizitue Kosovën

Komisioneri i Bashkimit Europian për migrimin, Dimitris Avramopoulos, gjatë konferencës në Tiranë foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai vlerësoi punën e bame nga shteti i Kosovës, por kërkoi nga autoritetet me i përshpejtue përpjekjet.

Avramopoulos tha se shumë shpejt ka me ardhe në Kosovë, por deklaroi se don me ndihmue, por gjithashtu don edhe me u ndihmue.

Ju e dini mirë që Kosova duhet të përmbushë disa standarde. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve që t’i përshpejtojnë përpjekjet për këtë gjë. Për ne situata në Kosovë është e rëndësishme. E kuptojmë që ajo është e etur të shohë sinjale të prekshme sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk kemi dërguar kurrë sinjale negative, përkundrazi. Jemi përpjekur që ta ndihmojmë Kosovën në përpjekjen që ka ndërmarrë për t’i përmbushur të gjitha këto kërkesa të njohura tashmë. Kam ndërmend të shkoj në Kosovë shpejt. Dëshira ime është që të ndihmoj. Por edhe të më ndihmojnë”, tha Avramopoulus.