Avramopoulos: Shqipnia s’ka me qene vetëm nëse përballet me fluksin e refugjatëve!

Ne perfundim të takimit me ministrin e Mbrendshëm, Saimir Tahirin, komisioneri europian Dimitris Avramopoulos, tha se Shqipnia nuk ka me qene vetëm, nëse preket nga kjo krizë.

 

Tahiri u shpreh i gatshëm se vendi ka me kontribue në zgjidhjen e krizës emergjente të refugjatëve.
“Vlerësoj punën e Shqipnisë për trajtimin që i ka ba çashtjes së refugjatëve. As shtetet anëtare nuk ishin të përgadituna për përballjen me nji situatë të veshtirë dhe na ende nuk e dimë se cilat kane me qene pasojat në atë që na e quejmë rajonin e fqijësisë së mirë. Shqipnia nuk asht vetëm në trajtimin e kësaj çashtje nëse ka me u gjete në nji situatë të tillë. Deri tash nuk ka indicje që Shqipnia asht ndikue nga flukse të emigrantëve, por na duhet të jemi të përgaditun. Na po studiojmë situatën në terren. Kam mirëprite lajmin e qeverisë shqiptare për planin e emergjencave për trajtimin e refugjatëve. KE ka me dhane mbështetjen e nevojshme në rast se ajo kerkohet. KE po i jep mbeshtetje Shqipnisë në mënyra të ndryshme dhe me instrumente të ndryshme. Shqipnia njihet si vend i sigurt në listën e vendeve t’origjinës. Shqipnia duhet me ba ma shumë që t’ulë emigrimin e shqiptarëve të parregullt. Për këtë duhet të ndërmerren masa si, mbrojtja e kufijve dhe shkëmbimi informacionit me shtetet e tjera”, tha ai komisioneri europian.