Azem Syla asht lajmëru prej Durresi. S’dihet a asht nisë për Kosovë!

azem-syla

Policia e EULEX’it nuk arriti me arrestue sot Azem Sylën.

E kerkoi në Prishtinë dhe në shtëpinë e tij familjare në Kishnarekë të Drenasit, por kot.

Indeksonline meson se Azem Syla për herë të fundit i asht lajmërue policisë në telefon nga Durrësi.

“Jam në Durrës, tash po nisna me ardhë për Kosovë”, janë fjalët e fundit të Azem Sylës, e që më pas nuk asht ba i gjallë, tue e shkyç telefonin.

Merret vesh poashtu se Azem Syla akuzohet për tri vepra të randa penale: Krim t’organizuem, pastrim parash dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

N’akcionin e gjanë të Policisë së EULEX’it e cila ishte e asistueme nga forcat speciale të Policisë së Kosovës janë bastis mbi 40 lokacione në krejt Kosovën, derisa deri me tash janë arrestu disa persona.