Azem Syla e Vidosav Nakovic shpronësuen toka në vlera milionëshe. Qe emnat e të dyshuemve tjerë!

Azem_Syla

Të dyshuemit kryesor në rastin e pervetesimit skandaloz te pronave tokesore, perbahet prej 51 personash ne mesin e te cileve Azem Syla, Shaban Syla, Ilaz Syla – djali i Shaban Sylës, Arton Vila, shofer i Azem Sylës, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, Tefik Uka – axha i Nuhi Ukës që ka punue referent në Gjykatë, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, avokati Eduard Gashi, avokati Mexhid Syla, avokati Avni Naxhuni, bashkëshortja e tij, Shqipe Maxhuni, Hajrullah Berisha, Dragan Maksimovic, Vukashin Steviq nga Llapnasela.

Bashkëpunëtori kryesor i Azem Sylës, në shpronësimin e dheta hektarëve tokë të shtetit, ka punue për 17 vjet si policë i Serbisë në Prishtinë, ka zbulue Insajderi.

Vidosav Novakovic, i njohun si Nesha, dyshohet se me anë të dokumenteve të falsifikueme, ka bart tokat e ndërmarrjes, KBI “Kosova Export” n’emna të serbëve.

Mbas kësaj, ato prona dyshohet se me anë të vendimeve të paligjshme gjyqësore janë bart n’emna të pronarëve shqiptarë.

Ish-polici i Serbisë ka punue në stacionin policor në lagjen Dardania në Prishtinë.

Vukashin Stevic, dyshohet se ka qenë ndermjetës mes Shaban Sylës dhe ish-policit, Vidosav Nakovic – Nesha.

Pasunia e Neshës aktualisht peshon miliona euro falë bashkëpunimit me Azem Sylën.

Po ashtu asht zbulue se pronat e KBI “Kosova Export”, janë shpronësu nga njerëzit e Nazim Bllacës.
Thuhet po ashtu se si dheta hektarë tokë në Llapnasela mbas vdekjes së Lubica Simic ishin përvetësu nga të dyshuemit.

Shaban Syla ishte shfaq si person i autorizuen i Kruna Blagojevic’it, trashëgimtar ligjor i pronës së Simic kishte qenë Shaban Syla.

Bartja e pronës te personi i autorizuem Shaban Syla ishte ba me vendim të Nuhi Ukës.