‘Daja’ para prokurorit të EULEX’it

sylaaaa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’s, Azem Syla asht dorëzue në Policinë e Kosovës dhe së shpejti do të dal para prokurorit.

Ai asht dorëzue në stacioni policor qendra, kurse tash ndodhet në Prokurorinë e EULEX’it, ku pritet të intervistohet.

Syla dje dha dorëheqje nga të gjitha postet publike ngase dyshohet për krim t’organizuem dhe shpëlamje parash.

Azem Syla dorëzohet në stacionin policor Qendër

Deputeti Azem Syla asht sjellë nga autoritetet e sigurisë në Stacionin policor në Qendër.

Ai këtu asht sjellë para pak minutave.

Megjithatë kerri që solli Sylën në stacionin policor, asht largue dhe dyert e stacionit vazhdojnë të mbeten të mbylluna.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’s, Azem Syla asht i dyshuem për krim t’organizuem dhe shpëlamje parash.

 

dorezimimomenti

 

 

Azem Syla i dorëzohet policisë

Azem Syla ma ne fund i asht dorezue policise.

Indeksonline merr vesh se ai asht vetëdorëzue në Policinë e Kosovës në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Shqipnisë, përkatësisht në Morinë.

Burimet thonë se Syla asht rrugës për në Prokurorinë Speciale të EULEX’it, ku pritet t’intervistohet.

Ai dyshohet për tjetërsim pronash në shumën dikun 30 milionë euro me disa bashkëpunëtorë të tjerë.
Pardje Policia e Kosovës ka marrë nji akcion ku ka bastis edhe shtëpinë e Syl

Azem Syla kthehet n’vend. Qe kur i dorëzohet drejtësisë

Burime të lajmi.net, kanë ba të ditun se Azem Syla sot asht kthye në Kosovë dhe mbrenda nji kohe të shkurtë, nji ose dy orësh do të dorëzohet te organet e drejtësisë.

Prokuroria e Shtetit ka thanë se Sylën asht tue e kerkue prej ma shumë se 10 ditësh, dhe se në ditën e akcionit të Policisë së Kosovës dhe EULEX’it për arrestimin e të dyshuemve, ai nuk asht gjet në vendet e kontrollueme.

Syla përmes mediave dhe avokatit të tij, që nga dita kur asht kërkue nga policia ka thanë se nuk do t’i ikë drejtësisë, dhe se ndodhej jashtë shtetit mbasi nuk ishte i njoftuem se po kërkohej.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, që dje dha dorëheqje nga ky post për me i hapë rrugë drejtësisë, po dyshohet si pjesë e nji grupi kriminal i cili asht marrë me tjetërsim të pronave, edhe pse ai po e mohon këtë.