Azem Syla mbetet në paraburgim e konfirmon edhe Apeli

Gjykata e Apelit e ka mbështet vendimin e Themelores për me lanë në paraburgim Azem Sylën, i akuzuemi kryesor në rastin e njohun ‘TOKA’.

Këtë e ka konfirmue avokati i Sylës, Tomë Gashi.

Ky asht njoftimi i Gashit në Facebook:
Z.AZEM SYLA EDHE PËR NJË KOHË MBETET NË PARABURGIM SIPAS AKTVENDIMT TË GJYKATËS SË APLEIT

Me aktvendimin e Gjyqtarës së EULEX-it-Gjyqtarës së procedurës paraprake mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e paraburgimit ndaj z.Azem Syla deri më 22.nëntor 2016.

Gjyqtarja e Eulex-it ka konsideruar se duhet të mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj z.Azem Syla deri më 22.nëntor 2016 për shkak të rrezikut të përgjithshëm të tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur.
Gjyqtarja ka konsideruar se kontaktimi i dëshmitarit të mbrojtur 2 në emër të z.Azem Syla paraqet pengim të përgjithshëm të procedurave gjyqësore dhe jo thejshtë vetëm tentim të frikësimit të dëshmitarit.
Është pak sa e quditshme se si mund të frikësohet dëshmitari që ka dhënë deklaratë dhe i cili ka deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i frikësuar, i kërcënuar dhe se atij nuk i është kërkuar që të ndryshoj dëshminë e tij kundër z.Azem Syla dhe të tjerve në rastin që nihet si rasti i quajtur “Tokat”.
Kontaktimi i dëshmitarit nga ana e të njohurit të tij është konsideruar si ndërhyrje në procedurë gjyqësore.
Paksa vendim jo i zakontë duke pasur dëshminë e dëshmitarit 2.
Rasti përsëri do të shkoj në Gjykatën e Apeli të Kosovës në Prishtinë sipas ankesës të cilën kemi të drejtë ta parashtrojmë.

Avokat Tomë GASHI