Azem Syla në paraburgim 48 orë. Nazim Bllaca dëshmitari kryesor

Mbas dorëzimit të ish-deputetit, Azem Syla sot te autoritetet e sigurisë, Prokuroria ka kërkue shqiptimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, për t’cilën ka me e vendosë nesër mbasdite nga Gjykata Themelore për Krime të Randa në Prishtinë.

Pra deri nesër i dyshuemi Syla mbetët vetëm në ndalim policor.

Avokati i Sylës, Tomë Gashi tha për Televizionin Rrokum, se ky rast asht hap me dëshminë nga “Bllaca 4”.

Gashi tha se dëshmitari kryesor kundër Sylës në këtë rast asht pikërisht Nazim Bllaca.
Nga ana tjetër, gjykata konstaton se egziston dyshimi i bazuem se Azem Syla i ka krye veprat për të cilat akuzohet, në veçanti që ai e ka organizue, mbikëqyr, drejtue dhe menaxhue krimin e organizuem ma s’paku nga viti 2006 e së këndejmi.

Kështu thuhet në landën penale kundër Azem Sylës dhe 50 personave tjerë të akuzuem për krim të organizuem, shpërlamje të pareve dhe ryshet.

Simbas raporteve, përshkruhen bisedat e disa anëtarëve, dhe njanit iu referoheshin si “Daja”, e i cili pretendohet të jetë i pandehuni Azem Syla.

Azem Syla, ish-deputeti i PDK’s në Kuvendin e Kosovës, i cili simbas Prokurorisë kërkohej tash e 12 ditë, asht dorëzue sot në Polici, mbas kthimit nga Shqipnia.

Mbas nji qëndrimi prej disa orësh në stacionin policor, Syla u dërgue në Pallatin e Drejtësisë. Avokati Gashi e ka kundërshtue kërkesën e Prokurorisë për 48 orë paraburgim ndaj Azem Sylës.

Ish-deputeti i PDK’s, Azem Syla asht sjellë nga autoritetet e sigurisë në Stacionin policor në Prishtinë. Megjithatë, vetura që solli Sylën në stacionin policor, u largue dhe dyert e stacionit kanë qenë të mbylluna.