Azem Syla, qe kur pritet me u dorëzue!

Azem-Syla

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’s, Azem Syla, i kerkuem prej EULEX’i dhe Policia e Kosovës, si i dyshuem për krim t’organizuem dhe shpëlamje parash, pritet që sot të kthehet në Kosovë.

Këtë e ka konfirmue për KosovaPress, avokati i Sylës, Tomë Gashi por ai nuk ka dhanë detaje se a do të paraqitet në prokurori.

Ai tue thanë se e gjitha ka me u ba publike mbasi që Azem Syla të vijë në Kosovë.

“Nuk asht në Kosovë, unë vetëm komunikoj me të në telefon kur të më thirr ai që thotë që ka ardh, atëherë unë e bajë publike. Pritet me ardh sot”, ka konfirmue Gashi.