Azem Syla s’asht në burg, keni me u befasue ku ndodhet!

azemsylaaaa

Azem Syla nuk asht dërgue në paraburgim.

Ai ndodhet në njisinë koronare në QKUK.

Syla, asht “sëmurë” fill mbasi Gjykata e Apelit ka miratue kërkesën e prokurorit kundër vendimit të shkallës së parë që la të lirë Sylën mbas dyshimeve se ishte përpjek me ndikue te nji deshmitar i mbrojtun.

Burime të Insajderit kanë tregue se kur shërbimi korrektues ka shkue për me arrestue Sylën në shtëpi, familjarët i kanë thanë se ndodhet në spital.

Simbas burimeve, EULEX’i kishte thirre Njisinë Speciale të Policisë së Kosovës për me marrë në QKUK, por mjekët kanë thanë se gjendja e Sylës asht e randë.

“Mjekët janë arsyetue se nuk munden me nënshkrue dërgimin e Sylës në burg në këtë gjendje”, ka thanë burimi.

Azem Syla tash ndodhet në nji nga dhomat VIP të QKUK’s që shfrytëzohen nga të burgosun me ndikim siç janë ish-komandantët e UÇK’s.