Ka fillue seanca ndaj Azem Syles

azemiii

Ka fillue seanca ndegjimore ndaj ish-deputetit Azem Syla.

Prokurori i rastit ka kerkue nji muej paraburgim, megjithatë, i mbetet gjyqtarit të vendos.

Me kerkesën e prokurorit nuk asht pajtue avokati Tomë Gashi, i cili ka thanë para gazetarëve se pret që klienti i tij të mbrohet në liri.

Simbas Policisë, rreth orës 10:25 minuta, personi (A.S.) asht paraqit në pikën kufitare Vermicë për të kalue kufinin nga Shqipnia për në Kosovë, dhe i njajti në bazë të urdhnesës asht shoqnue nga zyrtarët policor për procedura të matutjeshme.

Syla i cili dje dha dorëheqje nga krejt postet publike, dyshohet për krim të organizuem dhe shpëlamje parash.

Ai po dyshohet se asht pjesë e grupit i cili tjetërsoi prona shoqnore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

 

Azem Sylen e çojnë në Gjykatën Themelore

Ish-deputeti i PDK’s, Azem Syla tash asht dergue në Pallatin e Drejtësisë, përkatësisht në Gjykatën Themelore ku pritet të dal para trupit gjykues për të dhanë deklaratë.

Asht ba e ditun se prokurori i këtij rasti ka kerkue 30 ditë paraburgim për Sylen.