Azem Sylës kerkohet me ju vazhdue paraburgimi

Tue e konsiderue si të rrezikshëm në ndikimin dhe frigësimin e deshmitarëve, si dhe mundësisë së ikjes jashtë vendit, prokurori i rastit, Danilo Ceccareli, i ka kërkue trupit gjykues zgjatjen e paraburgimit për Azem Sylën edhe për tre muej të tjerë.

Ndërkaq, gjykata vendimin për vazhdimin ose jo të masës së paraburgimit ndaj Sylës ka me marrë gjatë ditëve në vazhdim, për shkak se ka nji vendim valid, i cili e lë në paraburgim atë deri më 27 Gusht.

Syla, i cili asht i dyshuem nga Prokuroria Speciale si udhëheqës i nji grupi kriminal në tjetërsimin e pronave në mënyrë të kundërligjshme, vazhdon me qendrue në paraburgim që nga mueji Prill.