Azem Vllasi e ka nji kerkesë interesante për Isa Mustafën!

Lista Serbe tash e nji muej e ka ngri aktivitetin në kuadër të institucioneve të Kosovës.

Mirëpo, kjo nuk duhet me përba shqetësim për qeverinë Mustafa.

Të paktën kështu vlerëson avokati, Azem Vllasi.

Ky i fundit po kerkon nga kryeministri Mustafa qe me ja ndalue ministrave të kësaj liste dhe zavendëskryeministrit Stojanovic qe me përfaqësue Kosovën, për sa kohë vazhdojnë me sjellje destruktive në raport me institucionet e Kosovës.

“Kryeministri duhet ekskluzivisht me ja ndalue qe ministrat e Listës Serbe me përfaqësue qendrimin e Kosovës jashtë Kosovës. Nuk mundën anëtarët e kabinetit qeveritar të Listës Serbe as më folë dhe as më përfaqësu çfarëdo qendrimi tjetër përveç qendrimit të qeverisë dhe ai duhet t’ju bajë me dije se atë e kanë të ndalueme”, ka thanë Vllasi për Indeksonline.

Avokati thotë se me bojkotimin qe Lista Serbe po i ban institucioneve ajo ma së shumti po e damton interesin e komunitetit serb në Kosovë.