Vllasi: Hashim Thaçi asht zgjedh President ne perputhje me Kushtetuten

Azem Vllasi, ish-politikan sot avokat, ka thane se sa i perket Presidentit puna asht krye, tue thane se ka prite qe Lista Srpska me ba lluge, por kjo nuk ndodhi.

 
Vllasi ka thane se asht ba gabim i madh sa i perket Asociacionit per Komunat Serbe (ASK), sepse kjo çashtje asht e mbrendshme dhe i takon me vendos shteti i Kosoves.

 

Ai ka theksu se s’ka me u ba ma komune serbe ne Kosove.

 

Vllasi ka komentue edhe pozicionet qeverisese. Ai asht i mendimit se koalicionin duhet me ba edhe ma te gjane, me perfshi edhe AAK’n, ne menyre qe ky koalicion me shty mandatin deri ne vitin 2018.

 

“Opozita nuk ka mundesi me imponue zgjedhje parlamentare”, ka thane Vllasi.

 

Azem Vllasi ka theksue se opozita urgjentisht duhet me i ndrrue metodat e veprimit, sepse opinioni mundet me fillue me i ndrru qendrimet.

 

Po te shkohet ne zgjedhje tash, Vllasi ka thane se rezultatet perafersisht kane me dale ato te vitit 2014.

 

Vllasi u shpreh i bindun se tash vendit i duhet alternativa qeverisese, e jo dhuna e gazi.

 

Ai keto komente i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.