Baba i 4 vjeçarit, deklaratë për vrasësin e Almirit

“Pikë së pari, ju faleminderit të gjithë shqiptarëve që kanë qenë dje masovikisht në varrim, ju faleminderit krejtve. Edhe tash për momentin kemi përkrahjen e gjithë familjes, shokëve, dashamirëve, janë tue ardhë në vizitë. Nuk e dj si me përshkrue, po Zoti ka dashtë kështu, dhe ashtu edhe u ba!”, tha Sedat Aliu, baba i katërvjeçarit Almir Aliu.

Sedat Aliu thotë se kjo ishte nji vrasje e qëllimshme, andaj pret që Boban Ilic me marr dënimin maksimal.

“Na presim prej organeve, institucioneve të shtetit, që krimineli me marrë dënimin e merituem, maksimalisht”, thekson prindi i Almirit, Sedat Aliu.