Baba i Astrit Deharit: Shteti ma ka vra djalin

Baba i Astritit, Avni Dehari i ka akuzue ashpër insitutcionet e vendit se të njatët e kanë shkaktue vrasjen e djalit të tij në burgun e Prizrenit.

“Shteti e ka vra Astritin. Unë s’kam besim dhe kërkoj hetim të pamvarun. Këta edhe me ma ngjall Astritin nuk e due prej institucioneve që e kanë për detyrë me ndjekë këtë process deri në fund”, thotë Avni Dehari.

Ai tue komentue xhirimet që janë nxjerrë gjatë ditës së djeshme si dhe nji pjesë e ditarit që thuhet se asht i tashmë të ndjerit Astrit Dehari, vlerëson se këto veprime vetëm po e lëndojnë familjen e tyne.

Baba i Astriti tuee folë në nji konferencë për media, drejtue opininot, thotë se nji përvojë shumë të hidhun e patën para dy vjetesh kur humbi djalin tjetër Arbnor Dehari.

“Kemi nji përvojë shumë të hidhun kur para dy vjetësh patëm nji rast tragjik, e humbëm Arbnorin, djalin tjetër, e që kjo prokurori s’ka sjell kurrfarë njoftimi se qysh ka ndodhë dhe çka ka ndodhë me të”, ka thanë ai.