Baba i Dijamantit rrëfen për Dailymail vrasjen e të birit në Munich

Dailymail ka publikue edhe videon në të cilën baba i Dijamantit të ndjemë, Naim Zabergja rrëfen ngjarjen se si humbi jetën djali i tij nga ngjarja e mbramshme në Munich ku mbetën të vdekun 9 persona në mesin e të cilëve ishin edhe tre kosovarë.

Zabergja me nji fotografi të djalit në dorë dhe me nji tufë lule ishte nis sot për në vendin e ngjarjes, pikërisht ku aty humbi jetën tragjikisht i biri Dijamant Zabregja.

Në gjendje të përlotun, thotë se ende nuk mund ta besoj që djali i tij ma nuk asht. Për të kjo situatë ende asht sikur nji ankth.

Naimi tregon momentet e fundit të djalit të tij dhe se si ai humbi jetën, ndërsa shoku i tij i shpëtoi sulmit.

“Ai ishte së bashku me shokun e tij. Mue më lajmëroi shoku i tij dhe tha se po i sillte disa pije dhe po pinin jashtë së bashku. Sulmuesi ishte vetëm disa metra larg tyne kur shtiu me armë. Shoku i tij arriti me ikë, por djali im jo. Ai u vra aty. Po jetoj sikur në nji ankth. S’po mundem me besue atë që ka ndodh. E gjitha familja nuk po e beson këtë”,tha Naim Zabergja.