Baba i Zadhanësit të VV’s dha lejen për ndërtimin e Kishës n’oborrin e UP’s! (Deshmi)

Hamdi Vraniqi dha lejen për ndërtimin e Kishës Serbe në Oborrin e Universitetit të Prishtinës.

I ndjeri asht baba i Zadhanësit aktual të Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqit, i cili për shumë vite ishte edhe Zadhanës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo parti ka kërkue disa herë me u rrxue kjo kishë e ndërtueme nga regjimi i Slobodan Miloshevic.

Mirëpo, për ironi, leja për ndërtimin e saj asht dhanë nga nji shqiptar, për ma tepër nga baba i nji prej zyrtarëve ma të naltë të Vetëvendosjes.
Nji ditë ma parë, zadhanësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi shokoi opinionin me nji status në Facebook, ku deklaroi se “Kosova si shtet i pamvarun nuk ka gjasa me mbijetue” – nji argument ky i zakonshëm i kundërshtarëve të pamvarësisë së Kosovës.

Erzen Vraniqi asht djali i Hamdi Vraniqit, ish-profesor universitar.

Hamdiu mbahet mend si nji prej shqiptarëve të vetëm që vazhduen me punue edhe mbas instalimit të masave të dhunshme, shkruen Express.

Por, jo vetëm kaq.

Hamdi Vranqi, si del nga nji deklaratë e igumenit Sava Janjic dhanë me 3 Tetor 2015 për Radion Europa e Lirë, asht personi që ka dhanë lejen për ndërtimin e Kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Por, qe çfarë deklaron për Europën e Lirë Sava Janjic.

“Ky asht vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për planin urbanistik të Qendrës Universitare në Prishtinë, ‘ku do të ndërtohet objekti i tempullit të katedrales me objektet përcjellëse dhe infrastrukturore. Dokumenti asht nga 26 Shtatori i vitit 1990 dhe e ka nënshkrue Hamdi Vraniqi, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Do të thotë, ky asht dokumenti i parë”, ka deklarue Janjic.

Dokumenti në fjalë, simbas Janjic’it i lëshuem në Shtator të vitit 1990, pati ndryshue vendimin ekzistues – të deri atëhershëm, se toka komunale e Prishtinës, në fjalë, i takon vetëm Universitetit të Prishtinës, e cila kishte të drejtën ekzekutive të ndërtonte vetëm objekte për nevojat e saj – fakultete, tue mos u lejue asnji lloje shfrytëzimi për nevoja tjera të asaj parcelle.

Ky dokument tash përdorët nga Kisha Ortodokse serbe si deshmi se Kisha në oborrin e UP’s nuk u ndërtue në mënyrë ilegale dhe se hapësina ku ajo ndodhet ju lëshue në shfrytëzim nga funksionaret e asaj kohe – që simbas dokumentit u ndryshue plani urbanistik i Qendrës Universitete të Prishtinës që ekzistonte deri në shtator të 1990.

Deri tash, Kisha Ortodokse serbe nuk e ka publikue këtë dokument.

Ndëgjojeni audion në vazhdim të prononcimit të Sava Janjic’it, ku thotë se lejen e ka dhanë baba i Zadhanësit të Vetëvendosjes.