Bahen 17 vjet nga Beteja e Koshares

kosharjaa

Beteja e Koshares e zhvillueme më 9 Prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, asht njana ndër ma të përgjakshmet dhe ma heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thyemja e kufinit në mes të Kosovës dhe Shqipnisë më 9 prill të ‘99’tes, shenoi jo vetëm nji fitore morale për UÇK’n, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në mbrendësi të Kosovës.

Në Parkun e Deshmorëve në Koshare sot prehen trupat e 114 deshmorëve të kombit, tre prej tyne heroj të Kosovës: Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Abaz Thaçi.

Për ta kujtue këtë ditë, kryeministri Isa Mustafa, sot ban homazhe te varrezat e deshmorëve në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të betejës së Koshares.

Ai do të merr pjesë edhe në Tubimin Përkujtimor për nder të betejës së Koshares.

Kqyreni disa pamje te luftes atje: