Bahen 18 vjet nga demilitarizimi i UÇK’s

Sot mbushen 18 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK’s, ku janë përfshi në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e nji pjese të pjesëtarëve të UÇK’s në polici dhe administratë publike, etj.

Në këtë marrëveshje ishte parapa formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA’ve, tue marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

Krejt kjo fazë ka pas nji periudhë prej 90’të ditëve mbas së cilës asht ba demilitarizimi i plotë i UÇK’s dhe në Shtator 1999, asht nënshkrue marrëveshja për formimin e TMK’s, jo si forcë ushtarake, siç ishte parapa në këtë marrëveshje por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore.

Nënshkrues të kësaj marrëveshje figurojnë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK’s, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK’s dhe asht pranue nga gjenerallejtënant, Mike Jackson, komandant i KFOR’it .