Bahen 19 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK’s dhe forcave serbe

Më 25 Nandor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtueme nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuen forcat e policisë serbe në Vojnik, të cilat u tërhoqën, tue lanë të plagosun.

 

Të nesërmen nji ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizueme u drejtuen për në Vojnik.

 

Adem Jashari me 10 luftarë i zuni pritë dhe mbas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakuna.

Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsueme nga goditjet që u kishte dhanë Adem Jashari, filluen me qellue majtas e djathtas pa meshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me nji ceremoni të madhe më 28 Nandor 1997.

 

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhën të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK’s.

Serbia nuk mundi me hye në Drenicë, deri më 22 Kallnor 1998.