Bahen 22 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës

Sot në Qendrën Memoriale në Potoçari kanë m’u varros mbetjet mortore të edhe 71 viktimave të gjenocidit të kryeme në zonën e Srebrenicës në Korrik të vitit 1995, krimit ma të madh n’Europë mbas Luftës së Dytë Botnore.

Përveç familjeve të viktimave dhe përfaqësuesve nga Bosna, në shënimin e përvjetorit të gjenocidit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian, ambasadorët e SHBA, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Britanisë së Madhe, Francës, Spanjës, Greqisë, Brazilit, Marokut, Rumanisë dhe shumë të tjerë.

Në mes të 71 viktimave të cilët sivjet do të varrosen gjenden edhe shtatë të mitun.

Viktima më e re e cila do të varroset më 11 Korrik në Potoçari asht 15 vjeçari Damir (Kemal) Sulic, mbetjet mortore e të cilit janë gjet në varrezën masive në Bratunac, ndërsa viktima ma e vjetër është Alija (Huso) Salihovic, i lindun në vitin 1923.

Mbetjet e tij mortore janë gjet në varrezat masive Zeleni Jadar dhe Pusmulici.

11 Korriku i këtij viti shenon 22 vjetorin nga gjenocidi ma i keq që ka ndodh n’Europë mbas Luftës së Dytë Botnore, e kryeme nga forcat serbe në Bosne, dhe e cila rezultoi me mbi 8 mijë viktima.