Bahtiri: Dorëhiqem nëse rrezikohen kufijtë e Kosovës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thanë se kufijtë e këtij qyteti nuk kanë me ndryshue, por kjo ndodh, ai ka me dhanë dorëheqje.

Këto komente ai i bani në tribunën “Ura mbi Ibër” që u mbajt në Prishtinë nën organizimin të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Komunës që ai drejton.

Bahtiri tha se ka marrë përgjigje nga Bashkimi Europian se Ura mbi lumin Ibër ka me u ba, por nuk ka ende datë për këtë, sepse nuk po gjen pajtim me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakic.

Ai shtoi se Mitrovica i ka krye të gjitha obligimet për revitalizimin e Urës së Ibrit, dhe se nuk do të lejohet cenimi i matutjeshëm i vendit.

Ndonëse marrëveshja e Brukselit parasheh që në fund të Qershorit me përfundue ndërtimi i kësaj ure, ende nuk ka asnji shenjë sa i përketë punimeve.

Njajtë si kryetari i Mitrovicës, edhe Ministrja për Dialog Edita Tahiri, në nji intervistë për Televizionin Rrokum tha se përgjegjës për këtë asht Bashkimi Europian, dhe ende nuk ka njoftim se kur përfundojnë punimet.

Nga ana tjetër koordinatori i Vetëvendosjës në Mitrovicë, akuzoi Serbinë se po kërkon që lumin Ibër me shndërrue në kufi natyral dhe me marrë nën kontroll të plotë Liqenin e Ujmanit.

Në këtë tribunë mes shumë të pranishmëve kishte edhe banorë të pjesës veriore të Mitrovicës. Mes diskutimeve të shumta u theksue mungesa e vullnetit politik të Qeverisë së Kosovës për me shtri sovranitetin në veri në vendit. Si pasojë, ende nuk ka liri dhe siguri për shqiptarët që jetojnë atje.