Bahtiri flet për “zjarrin” politik dhe zjarret e Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka quejt të kotë përpjekjen e PAN’it për krijimin e Qeverisë së Kosovës. Në nji intervistë për Indeksonline, Bahtiri ka thanë se as nuk e ka përcjelle sot seancën e Kuvendit të Kosovës, mbasi që simbas tij, PAN’i nuk i ka votat dhe e ka të kotë me ba diçka ma shumë.

“Sinqerisht, as që e kam pa sot seancën. Ajo që dihet asht se PAN nuk i ka numrat për me i formue institucionet” ka thanë Bahtiri.

Sa i përket gjendjes në disa katunde të Mitrovicës mbas dhezjes së zjarreve, Bahtiri ka thanë se ka lajme të mira.

“Gjendja asht stabilizuae I kemi mobilizue të gjitha forcat, edhe ato rajonale dhe së bashku me zjarrëfikësit, KFOR’in asht ba nji punë e shkëlqyeme që ka ndikue në ndaljen e zjarreve” ka thanë Bahtiri.