Bahtiri: Kjo asht arsyeja pse LDK’ja po e ‘blindon’ krijimin e institucioneve, AKR’ja s’pret ma!

Zavendëskryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka fajësue Lidhjen Demokratike të Kosovës për neglizhimin që asht tue i ba partisë, të cilën e drejton Behgjet Pacolli.

Në nji intervistë për “Indeksonline”, ai ka thanë se subjekti i Isa Mustafës po e zvarrit me qëllim krijimin e institucioneve. Bahtiri, këtë ‘blindim’ të LDK’s e lidh me zgjedhjet lokale, të cilat priten të mbahen në Tetor të këtij viti.

Numri dy i AKR nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të kenë nji bashkëpunim bashkëqeverisës edhe me koalicionin e PAN’it.