Bahtiri: Mitrovicën ja kemi marrë PDK’s për 5 javë, Drenasin kemi me marrë per 5 ditë. Kemi marrëveshje me opozitën për ballotazh

Bahtiri: Sa të jam gjallë unë, PDK’ja le ta harron Mirrovicën

Qytetaret e Drenasit e deshirojne ndryshimin rrajsor.

Keshtu ka thane kryetari i Mitrovices, njiherit anetar i AKR’s, Agim Bahtiri, ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, tue komentue fushaten per zgjedhjet e jashtezakonshme ne komunen e Drenasit.

“Me kryetarin Pacolli jemi dakordue qe me shkri kapitalin ne Drenice, sepse ai vend e meriton per ate cka i ka dhane Kosoves”, ka deklarue Bahtiri.

Bahtiri ju asht kunderpergigje akuzave se Pacolli po nderton fabrika ne Drenas vetem per shkak te fushates zgjedhore.

“Asht e pamundun me qene e verete kjo, sepse kemi te bajme me nji njeri qe e njeh tane bota dhe qe ka nji kapital ma te madh se buxheti i Kosoves”, ka sqarue ai.

Tue fole per zgjedhjet ne Drenas, Bahtiri ka thane se asht i bindun qe AKR ka me shkue ne ballotazh, ndersa ka ba me dije se, gjate ballotazhit ka me pase nji marreveshje me partite tjera.

“Une kur kam thane dicka, ajo asht realizue”, theksoi Bahtiri, tue kambengule se ndryshimi ka me ndodhe ne Drenas, shkruen Rrokum.TV.

Bahtiri ka thane se kryetari i ardhshem ka me qene nga AKR, tue shtue se, “Drenasin kemi me fitue per 5 dite”.

Tue fole per bashkepunimet me partite tjera, Bahtiri ka thane se AKR ka vije te kuqe vec me PDK’n.

Me Bahtirin u diskutue edhe per komunen, me te cilin ai udheheqe, Mitrovicen.

Ai tha se e ka gjete Mitrovicen ne menyre te mjerueshme, ndersa sot asht tjeter muhabet.

Kryetari aktual i Mitrovices pralajmeron PDK’n per dicka:

“Mitrovica kurre ne jete s’ka me qene e PDK’s ma”, ka deklarue Bahtiri.