Bahtiri: Nuk e përjashtoj mundësinë e protestës bashkë me VV e partitë tjera

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thanë se e ka pasë obligim që me ju ba thirrje qytetarëve që mos me ju bashkue nji proteste, që simbas tij, nuk dihej kush e kishte thirrë.

Ai ka thanë se tash për tash janë në negociata me Brukselin dhe nuk kanë dëshirë me dalë në protesta.

“Unë kam thanë edhe më herët se i kemi 100 arsye me thirrë protesta, por meqë jemi në bisedime në tavolinë, unë kam dëshirë që problemet me i zgjidhë në tavolinë. Unë si kryetar i garantoj qytetarët se ka me i mbështet iniciativat e mira dhe qytetarët e kanë besimin te unë, sepse nuk ka me lshue pe.

Bahtiri tue folë për Indeksonline, nuk e ka përjashtue mundësinë që me organizue protesta me partitë politike për lirimin e urës, por vetëm atëherë kur procesi i negociatave dështon.

“Unë e falënderoj çdo parti politike, edhe VV, e cila ka gjet mirëkuptim dhe më ka përkrahë dhe nuk përjashtohet mundësia, se në qoftëse nuk arrijmë rezultat me marrëveshjen e Brukselit, atëherë sigurisht që ka me u protestue në mënyrë të qetë për me i shti në funksion ndërkombëtarët. Me tana partitë politike jemi në kontakt dhe e kam përkrahjen”, ka thanë Bahtiri.