Bahtiri: Po pres çka po ban Qeveria për murin. E atëherë e shohin kush asht Agim Bahtiri (video)

Qeveria s’duhet me ba filma, e akuza reth meje se Mitrovicën s’mujnë me ma marrë.

 

Kryetari i Mitrovices Agim Bahtiri ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum ka mohue se ka pase ndonji marreveshje per ndertimin e murit ne Mitrovice, tue shtue se ky asht nji orkestrim i pregaditun mire prej Partise Demokratike te Kosoves.

Ai ka thane se kjo po i hakmerret per punen dhe stabilizimin qe ka ba ai ne Mitrovice.

“Mitrovica shume shpejt ka me qene nji qytet pa barrikada, i lire dhe me nji mireqenie ma te mire per krejt qytetaret”, ka thane Bahtiri.

Bahtiri ka theksue se asht tue hetue rreth ndertimit te murit, tue lane me kuptue se ne kete muri munden me pase edhe dore ata qe nuk ja dojne te miren dhe qe folin shqip.

Ai ka akuzue publiksht qe krejt keto ingarenca po ja ban PDK ne Mitrovice, tue e pa se me keto forma te keqija po mundohen me ja prishe atij imazhin pozitiv qe e ka krijue.

Bahtiri ka thane se murin ne Mitrovice duhet me hjek ata njerez qe e kane ndertue.

Kryetari i Mitrovices ka kallxue se kane ba nji koalicion lokal me Vetevendosjen dhe se e ka mbeshtetjen e tyne te madhe per me qeverise atje.

Bahtiri ka thane se muri ne Mitrovice ka me u hjek por i ka ba nji lutje Qeverise se Kosoves qe mos me ba filma por me veprue ne menyre te qete dhe me kthye qetesine ne Mitrovice.

Per ma shume shihne emisionin e plote.