Bahtiri: Qe me kend duhet me ba koalicion AKR

Nënkryetari i AKR, Agim Bahtiri, ka thanë të Premten për Express se partia të cilës ai i takon nuk duhet me ba koalicion me PDK’n. Bahtiri thotë se fituese e këtyne zgjedhjeve asht Lëvizja Vetëvendosje, prandaj partia e tij duhet të rreshtohet krah këtij subjekti politik.

“Unë kam deklarue se në këto zgjedhje, fitues asht Vetëvendosja. Unë jam në koalicion me VV’n në nivelin lokal, qeverisja qëndron jashtëzakonisht mirë”, ka thanë Bahtiri.

Tutje ai ka dhanë edhe nji mesazh për deputetët e partive politike në vend të cilët kanë me arritè me i sigurue ulëset e tyne në Kuvend. Thotë se ata duhen me ndigjue frymën e qytetarëve.

“Unë mendoj se çdo deputet, i cili del nga këto zgjedhje duhet me ndigjue frymën e qytetarëve, qytetarët e kanë dhanë frymën e VV. AKR mendoj se duhet me dalë me nji qëndrim që mos t’i bashkëngjitet asnjiherë së keqes”, ka thanë nënkryetari i AKR, Agim Bahtiri.