Bahtiri si Pacolli: S’e presim pafundësisht LDK’n

Nënkryetari i AKR, njiherit edhe kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka ripërsërite atë që ka thanë para do dite presidenti i kësaj partie, Behgjet Pacolli, se nuk presin pafundësisht tue e lanë vendin të bllokuem, dhe do shohin alternativa tjera, që vendi të bahet me institucione.

Kryetari Bahtiri në bisedë për Gazeta Metro, ka thanë se AKR vazhdimisht ka insistue mbrenda koalicionit LAA që të gjindet nji zgjidhje, por simbas tij, nëse vazhdohet kështu, atëherë partia e tyne ka me u mbledhe për me pa se cila duhet me qenë udha tjetër, që vendi me i krijue instituconet dhe mos te mbetet i bllokuem.

“Unë megjithatë, due me falenderue Vetëvendosjen, e cila çdo herë ka tregue gadishmëni për bashkëpunim, që të ulemi të bisedojmë, por problemi asht te LDK’ja. Në qoftë se LDK nuk ndërmerr hapa që të lëvizet përpara, atëhere na kemi me mbledhe kryesinë e partisë dhe kemi me kqyrës se cila duhet me qenë pjesa e dytë e veprimit. Na si AKR vazhdimisht kemi kërkue nbrenda koalicionit LAA që të lëvizet drejt gjetjes së nji formule që vendi të mos ngelet i bllokuem. Por, LDK deri tash nuk e ka ba asnji lëvizje, dhe asht ajo që duhet me ndalue bojkotin”, ka thanë Bahtiri.