Bahtiri tregon se çka po humb Kosova prej mosformimit të institucioneve

Agim Bahtiri i AKR ka përmendë çashtjet e ngecuna në Kosovë si pasojë e mosformimit të institucioneve

Ai ka thanë se Kosova ka humbë dheta miliona euro investime nga Bashkësia Ndërkombëtare, si dhe ka ngecë procesi i liberalizimit të vizave

Statusi i tij:

Kosova po kalon nëpër procese shumë të rëndësishme, ku vetëm javët e fundit kemi humbur dhjetra miliona euro nga bashkësia ndërkombëtare. Po ashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur, duke mbetur Kosova vendi më i izoluar në Evropë.
Kjo bllokadë institucionale është e patolerueshme. Prandaj nuk kemi kohë për të humbur dhe besoj se Qeveria do të formohet shumë shpejt.
AB