Bahtiri: Ura me u lirue, ketë e duen shqiptarët e serbët

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka ba me dije se rivitalizimi i urës së Ibrit po kushtëzohet me përcaktimin e kufijve administrativë.

Në nji intervistë dhanë gazetës “Epoka e re”, ai ka thanë se çashtja e kufijve administrativë asht punë e kryeme njiherë e pergjithmonë.

Bahtiri ka kërkue nga Bashkimi Europian me i qendrue besnik marrëveshjes së nënshkrueme për rivitalizimin e urës mbrenda afatit të parapamë.

Simbas tij, tashma janë pjek rrethanat me u lirue ura mbi lumin Ibër, mbasi nji gja të tillë e duen shqiptarët dhe serbët.