Bahtiri: Veseli e Lushtaku po i tutin votuesit me fushatë të egër, por le ta harrojnë Mitrovicën edhe nja 10 vjet (video)

“Jam i bindun 100 perqind qe ne fund kam me kesh une”.

Keshtu ka thane Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovices dhe njiherit kandidat i AKR’s per kryetar te kesaj komune ne zgjedhjet e 22 Tetorit.

Bahtiri thotë në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum se ka me fitue edhe ne zgjedhjet e se Dielles, sepse siç shprehet ai, Mitrovicen e kishte gjete ne gjendje te tmerrshme, ndersa tash asht ndryshe.

“E kam gjetë Mitrovicen me kontrabande te fuqishme, ku grupet bandite e kishin kapë kete qytet per interesa personale e partiake”, thote ai.

Bahtiri nuk la pa permend edhe heqjen e barrikadave me pjesen veriore te Mitrovices.

“Mbi 60 perqind te punes m’i ka marre kjo pjese, sepse ishte shume e randesishme, por me ndihmen edhe te diplomatëve te huej dhe te ambasadave mike, arritem me eleminue kete problem”, thote ai.

Kryetari Bahtiri ka dhane nji premtim te madh.

“Mbrenda mandatit te ardhshem kam me integrue krejt qytetin”.

Tue fole per administraten ne komunen e Mitrovices, Bahtiri thote se asht nji nga ma te mirat ne Kosove.

“Kemi e-kiosqet, ku qytetarët nuk kane probleme me nxjerrjen e dokumenteve, ndersa mbrenda dy jave kane me mujt qe prej shpije online me i nxjerre keto dokumente”, njofton ai.

Per zgjedhjet e 22 Tetorit, Bahtiri thote se edhe PDK e ka pranue qe ai ka me fitue, ndersa lut qytetarët qe me ja mundesue me fitue pa ballotazh.

“Kadri Veseli e Sami Lushtaku po bajne fushate te eger ne Mitrovice, por une ju tham mos m’i tutni votuesit, sepse edhe per 10 vjet se paku, PDK s’ka me qene ne pushtet”, shprehet Bahtiri.

Bahtiri fajeson edhe qeverine e kalueme, sepse qysh thote ai, ka pase per qellim me bllokue ate./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: