Bajgora: Përmes premjes së kurbanit t’ju ndihmojmë të varfunve

Manifestimi qendror i ceremonisë së faljes së Namazit të Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës Sabri Bajgora mbajti hutben e Kurban Bajramit.

“Në këtë ditë feste dhe gëzimi, për popullin tonë simbol që gjithmonë na ka bashkue ka qenë ‘sofra’, andaj bani thirrje që të gjithë të bashkojnë sofrat tue i ndihmue edhe ata që nuk kanë mundësi”, ishin fjalët e Bajgorës.

“Çdo festë mban në vetë nji mesazh dhe  porosi të thellë, por festa e Kurban  Bajramit asht festë shumë e veçantë, sepse mesazhet dhe porositë përçon jo vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes zemrave dhe  veprave të njeriut. Premja e kurbanit nuk asht thjesht derdhja e nji gjaku , por mbi të gjitha asht përkushtimi ,bindja, sakrifica, morali dhe devotshmëria e besimtareve. Besimtarë të nderuem përmes premjes së kurbanit dhe ndamjes së mishit të tij na kemi mundësi t’iu ndihmojmë të afërmeve dhe të varfënve, sepse kjo edhe ma shumë na afron mes nesh dhe na shton dashninë e respektin e ndërsjellë”, tha Bajgora