Bajram Gecaj e ‘godet’ keq Dacic’in!

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa ka ironizue me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, ku ky i fundit në Këshillin e Sigurimit tha se Trepça asht zemra e Serbisë.

Gecaj në nji postim në rrjetin social Facebook shkruen se Dacic provokoi në Këshillin e Sigurimit, por simbas tij, ndoshta e ka për shkak të pleqnisë.

 

Ky asht postimi i Gecajt në Facebook:

Daçiq provokon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Trepça është zemra e Serbisë

NDOSHTA PËR SHKAK TË PLEQËRISË, DAÇIQIT JU PASKA ZVOGËLUAR ZEMRA, PASI QË MË PARË THOSHTE SE KOSOVA ISHTE ZEMRA E SERBISË (jo vetëm Trepça)!