Bajram Gecaj kallxon kur asht afati i fundit për liberalizimin e vizave!

Zavendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, njiherësh edhe këshilltar i kryeministrit Mustafa, ka thanë se mueji i ardhshëm asht koha e fundit për neve për me mujt me sigurue liberalizimin e vizave.

 

Ky asht postimi i Gecajt n’Facebook:

 

Muaji i ardhshëm është koha e fundit për ne që të mund të sigurojmë liberalizimin e vizave.

Nëse nuk do të mund ta bëjmë këtë, fajtorët do të jenë të qartë – populli do të mund të drejtoi gishtin drejt opozitës, disa deputetëve kryeneç të pozitës dhe tani edhe Listës Serbe.

Një ditë do ta ratifikojmë marrëveshjen, në kufijtë e njëjtë, por me shtyrje të panevojshme të shumë proceseve të rëndësishme.

Dikush do të duhet të japi përgjegjësi, por jo ne.

Demarkacionin do ta sjellim në Kuvend atëherë kur besojmë se i kemi siguruar 80 vota.”