Bajrami: Komisioneri Hahn nuk na kushtezoi me ratifikimin e Demarkacionit…me gjase kete po e ban Qeveria

“Konferenca e sotme ka qene edhe nji shej falenderimi per ata qytetare qe na u bashkuen ne protesten e 14 Majit”, tha ne Rrokum Roll shefja e grupit parlamentar te NISMA per Kosoven, Valdete Bajrami.

Tue e rikujtue amandamentin e propozuem nga Ulrike Lunacek, qe kishte me i ba te zbatueshme tana marreveshjet e arrituna ne Bruksel mes Kosoves e Serbise, por qe nuk u pranue nga VV, Bajrami tha se nuk don me besue qe Demarkacioni asht si nji kushtezim per levizjen e lire te qytetareve.

“Na duhet me fitue liberalizimin pa asnji kusht ma. Kemi pase kritere ma shume se çdo shtet tjeter. Nuk duhet qytetaret me u denue pse dikush nuk e ka punue punen e tij”.
Simbas saj, “asht vet mosdija dhe mosfunksioni i qeveritareve aktual qe na jemi ketu ku jemi”.
Bajrami u shpreh shume e bindun se opozita nuk ka shans me pranue me dialogue me poziten.
“Kur i ki numrat, per çka po i frigohesh opozites. Keta veç po dojne me zhagu kete pune e ne fund me ja lane fajin opozites”, tha nder tjera Bajrami rreth ratifikimit te marreveshjes se Demarkacionit ne Kuvend.
Ne vazhdim Bajrami kallxoi se ne biseda private me koleget e saj nga pozita, ato i thone se nuk kane me votue Demarkacionin ne Kuvend derisa ta kene te qarte se marreveshja s’asht e damshme per vendin. Madje ajo i bani thirrje edhe kolegeve te tjere mos me votue kete marreveshje edhe ne qofte se kane veç pak medyshje.
“Mos te krenohet me FIFA e UEFA se ajo asht merite e qytetareve dhe sportisteve tane, e jo e Kryeministrit. Kur te liberalizohen vizat mos te thone se asht merita e tyne, e as e ministrit te Integrimeve, sepse asht merite e durimit te qytetareve”, vleresoi ma tej Bajrami.
Simbas saj, Qeveria nuk ka punue per interesa te shtetit dhe te qytetarit, por vec per interesa te veta personale e ku me i rahatue militantet e tyne.
“Riformatimi nuk sjelle asgja te re ne kete vend e ne kete Qeveri”.
Per te, kur e ka bojkotue opozita Kuvendin kane dale fytyrat e verteta te qeveritareve, e ka dale ne pahe se ata nuk punojne per qytetaret.
Krejt ne fund zoja Bajrami u shpreh e bindun se ka me pase kete vit zgjedhje te jashtezakonshme.