Bajrami: Kosova asht 30 vende ma mirë se në 2015

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thanë se ambienti për bizniset po përmirësohet, ndërsa Banka Botnore ka publikue të dhana që kallxojnë se Kosova ka shënue përmirësim në të bamit biznis. Prej vendit të 73 e ka klasifikue në vendin e 43. Shteti kosovar ka shënue përmirësim për 30 vende.

Statusi i plotë i Hykmete Bajramit:

Ambienti i biznesit po përmirësohet
Kosova shënon progres substancial në “Indikatorët e Qeverisjes Rregulatore” të matur nga Banka Botërore. Vlerësimi bëhet në bazës te ‘notës’. Vitin e kaluar Kosova është vlerësuar me notën 2.6, ndërsa ketë vit kjo notë është rritur në 4.6 (6 është nota maksimale). Nëse do të përkthejmë rritjën e notës në rangim, mund të konkludohet se Kosova ka pasur një rritje prej afër 30 vendeve në rangim duke u ngritur nga vendi 73 në vendin 43 në botë, nga gjithsej 187 shtete sa janë pjesë e këtij vlerësimi nga Banka Botërore.
Qëllimi i këtyre Indikatorëve është matja e efektivitetit te komunikimit dhe konsultimit te Qeverive me publikun gjatë hartimit te rregullorëve (legjislacionit) që kanë ndikim në komunitetin e biznesit.
Gjithashtu këta indikatorë vlerësojnë se deri në çfarë masë Qeveria bën vlerësimin e ndikimit (duke përfshirë ndikimin ekonomik, social dhe mjedisor) te rregullorëve (legjislacionit) para miratimit te tyre.
Përfundimisht, Indikatorët e Qeverisjes Rregulatore gjithashtu vlerësojnë parashikueshmërinë (stabilitetin) e kornizës ligjore dhe rregullatore: aftesinë e qytetarëve, biznesëve e të tjerëve për kundërshtimin e rregullorëve si dhe mundësinë që qytetarët dhe bizneset te kenë qasje në të gjitha ligjet dhe rregullorët në fuqi në një vend.
Për informata më të hollsishme:
http://rulemaking.worldbank.org/data/explorecountries/kosovo