Bajrami: Me Qeverinë ulemi n’tavolinë vetëm nëse kthehet në pikën zero Demarkacioni

Bajrami i kunderpergjigjet edhe Vlora Dumoshit: Vlora, perderisa fole per rregulla le t’na sqron me statusin jetesor qe e ka, qysh u leje ne vend t’shejt, tue i dite rregullat e Vatikanit per kete cashtje

Valdete Bajrami nga Nisma per Kosoven e ftueme ne Rrokum Roll te Fidan Jupolli ka komentue iniciativen e kryeministrit Mustafa per takim lidhun me Demarkacionin.

“Ftesa e Kryeministrit nuk konsiderohet zyrtare, asht vec nji njoftim para mediave”, ka thane ajo, tue shtue se, “ne momentin e krizes, ne te cilen gjendet ai, po tenton me ba dicka qe me pshtue veten, mbas deshtimit total te Qeverise dhe te marreveshjes qe ai nuk e ka pase barre, por qe e ka trashegue nga Thaci”.

Ajo ka thane se kishin me u ule me Qeverine ne tavolinen e bisedimeve vetem me kushtin qe Demarkacioni me u kthye ne fillim, ne piken zero.

“Kjo Qeveri duhet me u doreheqe sa ma shpejt, sepse nuk ka pase asnjiher Qeveri ma te damshme, pasojat qe i ka sjelle kane me qene afatgjate”, ka thane Bajrami.

Bajarami ka mohue akuzat se jane kercenue deputetet ne seancen e Kuvendit te Kosoves per Demarkacionin.

“Asht mekat te thuhet se po kercenohen deputetet nga opozita dhe te mshefet mbrapa Listes Serbe”, ka thane ajo, tue thane se ketu mshefet dicka qe munden me shpjegue vetem Mustafa e Thaci.

Bajrami ka fole edhe per premtimet per liberalizim te vizave qe nuk jane mbajte deri tash, ku ajo ka thane se, “deri sa te kemi politikane me premtime te rrem, s’kemi me pa dite te bardha”.

Bajrami ka thane se votimi per Demarkacionin nuk mundet me u krahasue me votimet per Gjykaten Speciale ose per President.