Bajrami: Nese Demarkacioni vjen ne Kuvend, s’ka me kalue lehte!

Bajrami: Organet e Nismes vendosin a do te marrim pjes ne debatin per ratifikimin.

Valdete Bajrami, Nisma per Kosoven, tha se kushdo qe merr nji iniciative per me kundershtue, ata jane te gatshme per me marre pjese ne Kuvend.

Ajo ka thane se paralajmerimi i Veselit se Gushti ka me qene i nxete, shihet se dicka ka me ndodhe dhe kane me tentue me kalue edhe marreveshjen e demarkacionit, por ajo ka thane se kesaj radhe nuk kane me pase aq lehte.

Bajrami ka thane se marreveshja e Demarkacionit duhet me kalue ne piken zero, dhe nuk asht fundi i botes dhe s’ka pse nguten me ba kete marreveshje ngase asht e damshme per vendin.

Deputetja e Nismes ka thane se nuk kane me perdore gazin ngase e kane arrite efektin e vet, por tash nese vjen ne Kuvend, ka me pase forma tjera, dhe duhet me dite qe kjo seance nuk ka me e qene e lehte, madje ajo ka tha se kreu i Kuvendit duhet me i perjashtue prej kesaj perballje edhe vete deputetet.

Keto komente, Bajrami i bani ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.