Bajrami: PDK vazhdon me qenë partia ma e besueshme

Në 17-vjetorin e themelimit të PDK’s, nënkryetari i kësaj partie, Arsim Bajrami, ka thanë se ky subjekt politik ende ka energji për fitore të reja.

Ai ka thanë se, përkundër tre mandateve të qeverisjes, PDK vazhdon të jetë partia ma e besueshme në vend.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, Bajrami ka vlerësue se PDK asht e gatshme edhe për mandatin e katërt qeverisës.

 “Përkundër tre mandateve të qeverisjes, PDK vazhdon të jetë partia kryesore. Këtë e tregojnë edhe hulumtimet dhe sondazhet e ndryshme. Madje PDK’n si partinë kryesore në vend po e nxjerrin edhe sondazhet e rivalëve politikë. Na jemi të gatshëm me garue vitin e ardhshëm në zgjedhjet lokale me ofertën tonë dhe, po ashtu, jemi të gatshëm me garue në vitin 2018 për zgjedhjet parlamentare, ku do të dalim me opsionin e fitores”, ka thanë ai.