Bajrami: Per here te pare mbaslufte, Thaçi ka me i humb zgjedhjet ne Drenice. Nisma fituese e pakontestueshme n’Drenas

Shum shpejt kryesia e Nismes merr vendimin per dergimin e Thaçit n’Kushtetuese.

Valdete Bajrami, Nisma per Kosoven ka komentue viziten e Presidentit Thaçi ne Drenas, ku ne prag fushate ka shkele Kushtetuten, tue i tubue mesuesit e Drenasit ne nji  darke, ku simbas saj, ka ba trysni direkte me votue vetem kandidatin e PDK’s.

Ajo ka thane se pikerisht tuta se po e humbin Drenasin, jane çue krejt ne kambe e madje edhe Presidenti.

Bajrami ka thane se Nisma po e sheh nji mundesi te re per Drenasin, tue thane se ne kete vend, edhe pse cilesohet si Paris, aty asht tmerri i madh i jetes ku PDK nuk ka punue mire por vetem ka zhvate qytetaret e kesaj ane.

Simbas saj, Nisma ka nji kandidat shume pozitiv sikur asht Isa Xhemajli, i cili ka me qene gjithmone me hallet e qytetareve te kesaj ane.

Kryetarja e deputeteve te Nismes, ka thane se ky subjekt po e sheh ndryshimin dhe nese nuk ka vjedhje, ateher Nisma ka me marre kete komune me qeverise.

Derisa per raportin e Transparancy Internacional, Bajrami ka thane se afera pronto asht tue e mbajt kete vend ne nji zgripc te jetes dhe korrupcionit.

Kurse per zgjedhjet e parakohshme, ajo ka thane se te vetmit qe nuk po i konvenojne asht kryeministri Isa Mustafa, por simbas saj vendi shume shpejt ka me shkue ne zgjedhje.

E per bojkotimin e Presidentit, Bajrami ka thane se kane me vazhdue derisa te bindet se vendi duhet me shkue ne zgjedhje te parakohshme.

Keto komente Bajrami i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.