‘Balena e Kaltër’: Këto janë rastet kur duhet me lajmërue policinë

Simbas informatave të qasshme në internet, asht paraqit dhe po përhapet me shpejtësi nji lojë ‘online’ mjaft e rrezikshme për fëmitë që quhet “BLUE WHALE GAME” apo ndryshe po njihet edhe si “LOJA VETËVRASËSE”

Nëse si prindë vëreni ndonji shejë te fëmitë e juej si p.sh.: humbja e disponimit, zgjimi herët në mëngjes, mungesa e oreksit për ushqim, mbyllja me orë të tana në dhomë, qëndrimi për kohë të gjatë në kompjuter apo pajisje elektronike që ai apo ajo përdor, apo edhe mungesa e interesimit për aktivitete jetësore në përgjithësi, MENJIHERË konsultohuni me ndonji PSIKOLOG dhe njoftojeni Policinë e Kosovës, në Tel: 192 ose në e-mail: [email protected] — FACEBOOK: /kosovopoliceZIMP .

Policia e Kosovës rekomandon të pyetni fëmitë tuej se çka janë tue shikue gjatë përdorimit të kompjuterit (telefonit të mençun, tabletit, laptopit).

Asht shumë me randësi që ju si prindë të kuptoni se cilat web-faqe fëmitë vizitojnë, me kënd komunikojnë në rrjetet sociale, cilat aplikacionet përdorin dhe çka kanë të instaluem në pajisjet e tyne.