‘Balena e Kaltër shënon nji tjetër viktimë, tash n’Indi

Loja “Balena e Kaltër” vazhdon me i marrë jetën adoleshentëve.

Nji 14 vjeçar indian dyshohet se ka kry vetëvrasje mbasi ka luejt në internet me këtë lojë.

Ankan Dey, nga qyteti Anandpur, Indi, u gjet i mbytun me kese plastike në banjën e shtëpisë së tij.

Ai u gjet i vdekun nga familjarët të cilët hynë në banjë mbasi u ba nji kohë e gjatë që nuk po dilte.

“Ai u kthy nga shkolla të Shtunën dhe u ul përpara kompjuterit,”-tha baba i tij Gopinath Dey për mediat lokale.

“Kur nana e tij Sampa, e thirri atë për drekë, tha se së pari kishte me shkue në banjo. Pasi nuk doli për nji kohë të gjatë ne hapëm derën me forcë dhe e gjetëm të shtrimë në dysheme. E dërguem menjiherë në spital por u deklarue i vdekun.”Miqtë e Ankan kanë thanë për policinë se ka luejt lojën online me “Balena  e Kaltër”.

Kjo lojë shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes me anë të mashtrimeve dhe më pas të kërcënimeve, tue u ba presion dëri në përfundimin e 50 sfidave apo misioneve.