Ban kerkon lejimin e ndihmave n’Siri, qe sa kamionë po presin në kufi

bankimoon

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkueme, Ban Ki-moon, u bani thirrje Shteteve të Bashkueme dhe Rusisë me kerkue nga palët ndërluftuese në Siri me lejue kalimin e sigurt të ndihmave për civilët e rrethuem.

Në Siri, qysh më 12 Shtator, ka hy në fuqi armëpushimi kombëtar, por shkelje sporadike ka pasë.

Ban tha se 20 kamionë me ushqime dhe furnizime të tjera mbesin në kufinin turk, tue prit garanci për sigurinë në Alepo.
Ai tha se mosmarrëveshjet midis palëve në konflikt janë tue i vonue ndihmat.

“Masa e sigurisë janë jashtëzakonisht të randësishme”, tha ai.

Rreth 250,000 njerëz janë të bllokuem në pjesën lindore të Alepos.