Ban Ki-moon, porosi të shumta për udhëheqësit kosovarë

bankimoon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB’s, Ban Ki-moon në raportin e fundit tremujor mbi punën e UNMIK’ut, ka theksue se autoritetet e Kosovës nuk duhet me ndërmarrë ndonji hap ose vendim që mundet me pengue përparimin në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuem nga BE’ja.

Raporti, i cili mbulon periudhën nga 16 Korrik deri më 15 Tetor 2016, Ban Ki-moon, ka vlerësue se në këtë periudhë të tensioneve politike në qendër të kontestit asht çashtja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe miratimi i Ligjit për Trepçën.

Ky raport, vuni në dokje, krijimin e tensioneve shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që zbatimi i marrëveshjeve të arrituna në kuadër të dialogut të Brukselit ka qenë i ngadalshëm.

“Në lidhje me miratimin e ligjeve për çashtjet që janë të ndjeshme për grupet e interesit, nxisin konsultim të kujdesshëm për dialog, me nji fokus të veçantë për me sigurue që komunitetet pakicë të marrin pjesë në vendimet që ndodhin në jetën e tyne”, ka thanë Ban Ki-moon.

Sekretari i Përgjithshëm në largim, mirëpret siç tha ai, përparimin e randësishëm në normalizimin e marrëdhanieve në mes Prishtinës dhe Beogradit përmes dialogut nën ombrellën e BE’s, por gjithashtu ka shprehë shqetësimin në lidhje me zbatimin vonesë të disa marrëveshjeve të randësishme.

“Siç thonë udhëheqësit e të dyja palëve, nuk kanë asnji alternativë praktike ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhanieve. Unë ju kërkoj atyne që janë të përfshimë në të gjitha nivelet e publikut për m’i rezistue tundimit të pozicionimit dhe provokimit dhe që të bashkëpunojnë me njani-tjetrin në nji mënyrë të përgjegjshme, tue luftue për nji të drejtë të qëndrueshme dhe me kompromis”, ka shtue Ban Ki-moon.

Zbatimi i marrëveshjeve në lidhje me dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit asht ende relativisht i ngadalshëm, vlerëson Ban Ki-mun. Simbas tij, të dyja palët kanë sinjalizue dëshirën e tyne për me ba disa përparime, tue përfshi çashtjen e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe tue rikujtue emnimin e dy anëtarëve të ri të ekipit menaxhues përgjegjës për hartimin e statutit JCC.

“Progres konkret”, asht ba në përputhje me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, me negociata të matejshme mbi racionalizimin e targave para skadimit të marrëveshjes fillestare në Nandor, ka shtue ky i fundit.

Po ashtu, sekretari në largim ju ka rikujtue liderëve politikë në Prishtinë dhe Beograd se asht në përgjegjësinë e tyne për me vazhdue dialogu në nivel të naltë, pa vonesë dhe me guxim e vullnet të plotë politik, i nevojshëm për të kapërcye pengesat e mbetuna dhe që të sigurojnë zbatimin e plotë të tana marrëveshjeve të arrituna deri tash.

Kurse, tue komentue situatën në veri të Kosovë, asht theksue se në krahasim me periudhën, në të cilën ishte raporti përkatës i maparshëm, bashkëpunimi në mes autoriteteteve komunale në këtë pjesë të Kosovës gjendja asht përmirësue, sidomos në lidhje me financimin e komunave.

Ai gjithashtu shpreh keqardhjen për numrin ende të vogël të të kthyemve në Kosovë, tue kallxue në këtë mënyrë së përpjekjet ma të forta janë të nevojshme për me ndërtue besimin ndërmjet të kthyemve dhe komuniteteve , për garanci të besueshme në sigurinë fizike, mosdiskriminimit dhe mundësive arsimore dhe ekonomike për të kthyemit, me toleranca fetare dhe respektin në lidhje me traditat.