Banesa në Tiranë perfshihet nga flakët, vdes fëmia 2-vjeç (video)

Nji ngjarje tragjike ka ndodh mëngjesin e ditës së sotme ku nji fëmi vetëm dy vjet ka mbet i vdekun si pasojë e djegies së nji shtëpie.

Ngjarja ka ndodh rreth orës 08:35 minuta në lagjen “Shpat” të Babrrusë.

Burime nga policia e Tiranës bajnë të ditun se në momenti kur ka ra zjarri, në shtëpi ka qenë dy fëmi, ku njani ka humb jetën.

Forcat e shumta të policisë dhe të zjarrfikësve kanë arritë me shpetue fëmiun tjetër.

Simbas të dhanave parapake mesohet se shkak i ranies së zjarrit në banesën ku ndodheshin të mitunit mund të ketë qenë nji shkëndi elektrike.

Por, megjithatë, hetimet janë ato që kanë me zbardhë të plotë ngjarjen.