Bangladeshi goditet nga rrufeja që vrau 59 njerëz!

Nji stuhi me rrufe të fuqishme goditi Bangladeshin, që vrau 59 persona, thanë zyrtarët.

Stuhia e fundit zgjati tri ditë përfshiu Bangladeshin, ku zyrtarët lokalë thane se kurrë ma parë nuk kishte ndodh një rrufe e tillë, e cila vrau kaq shumë njerëz, raporton AFP.

Numri ma i madh i viktimave ishin fermerë që ishin tue punue në fushat e tyne të orizit, tha kreu i departamentit lokal të fatkeqësive natyrore, Reaz Ahmed.