Banka botnore partner strategjik i ekonomisë kosovare

Mbas takimit të djeshëm me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, sot , Zavendëspresidenti i grupit të Bankes Botnore për Europen e Azinë Qendrore Cyril Muller asht prit në nji takim zyrtar nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, për me diskutue për sfidat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim.

Gjatë fjalimit Avdullah Hoti tha se Banka Botnore asht partner strategjik dhe mbështetsi ma i madhë i ekonomisë.

Ndër të tjera Hoti përmendi edhe marrëveshjen me fondin monetar ndërkombëtar.

Ndërsa zavendëspresidenti i grupit të Bankës Botnore për Europen e Azinë Qendrore u zotue në mbeshtetjen e matutjeshme në zhvillimin e sektorëve ekonomik të Kosovës përkrah strategjisë kombëtare 2017-2021.

Ky takim u zhvillue me qëllim të diskutimit të sfidave të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021 të gjetunat e të cilit kanë me i shërbye Bankes Botnore në Diagnostifikimin sistematik të Shtetit.